Partia më e vjetër shqiptare në Maqedoni PPD në zgjedhjet lokale do të garon në gjashtë komuna me kandidat për kryetar dhe listë për këshilltarë komunal, njofton Zhurnal.

PPD vetëm në Bogovinë do të paraqitet me kandidat për kryetarë të Komunës, ku do të garoj ish kreu i kësaj komune dhe profesori Universitar Vebi Xhemaili.

Kjo parti me lista lista për këshilltarë komunalë do të paraqitet në Likovë, ku bartës do të jetë Menduh Jashari, në Studeniçan listës do t’i prijë Jusuf Aliu inxhinier, në Gazi Babë bartës i listës do të jetë Adem Isra, në Zhelinë PPD-ja dy pozicionet e para i ka rezervuar për gjininë femërore, edhe atë për Ermira Rexhepin (profesoreshë), dhe Sara Kadriji (mjeke), kurse në Tetovë listës do t’i prijë juristi Shpend Murati.