Partitë shqiptare nuk kanë interes të tërhiqen nga platforma. Tre subjektet nënshkruese të Deklaratës – njëzëri, platforma nuk duhet të jetë frenim për të formuar Qeveri, kurse presidenti i shtetit pa bazë e banë mandatin, thonë ata.

Për BDI-në heqja dorë nga platforma do të ishte shkelje e fushatës zgjedhore të partisë dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve në Maqedoni. Sipas partisë së Ahmetit, Deklarata nuk është jashtë Kushtetutës dhe nga Marrëveshja e Ohrit.

“Sigurishtë rrezikojmë që të japin kontribut për tejkaim të kësaj situate, por, duam të bëjmë me dije se çdo tendencë për keqpërdorim të faktorit shqiptarë se ata gjithmonë në këtë vend demarkohe si problem të shtetit mendojë se është e gabuar dhe si e tillë nuk do të ndihmojë për dalje nga kriza”, deklaroi Teuta Arifi nga BDI.

Nga Besa thonë se mund të tërhiqen, por vetëm nëse një gjë të tillë e bëjnë edhe nënshkruesit e tjerë.

“Qëndrimi ynë rreth platformës shqiptare mbetet i njejtë. Ne vazhdojmë ta përkrahim platformën, e të njejtën mund ta tërheqim vetëm bashkërisht. Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për  implementim të plotë të saj”, shkruan në profilin e tij në Facebook zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani.

Aleanca për Shqiptarët mendon se shefi i shtetit e shfrytëzon platformën që të fshihet krimi që e zbulojnë bisedat e përgjuara. Edhe atje nuk ka interes për të hequr dorë nga platforma. Dhe derisa tre subjektet shqiptare nuk tërfiqen, për VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe LSDM janë të nënçmuar me platformën, për të cilën siç thonë, është arritur në Tiranë.

LSDM përmes zv.kryetares Radmilla Sheqerinska tha se pratia e tyre nuk i zgjidh platformat e partive tjera politike. Ajo tha se me partitë mund të flasin për pikat të cilat i kanë pasur para ose pas zgjedhjeve në programin e tyre.