Partitë publikojnë listat jo zyrtare të kandidatëve për deputet. Ndonëse shqyrtimet e kandidaturave akoma vazhdojnë, një pjesë e madhe e bartësve të listave tashmë janë bërë publike. VMRO-DPMNE-ja mësohet se në njësinë zgjedhore numër 1 do të garojë me Gordana Siljanovskan, ish kandidate për presidente. Në njësinë e dytë VMRO DPMNE-ja është duke analizuar pozicionimin e Vllado Misajllovskit dhe Rashella Mizrahit, në njësinë e tretë Igor Janushev, njësia e katërt Aleksandar Nikollovski, në njësinë e pestë gara mbetet mes Igor Durllovskit dhe Sillvana Angelovskas dhe njësinë e gjashtë mes Vllatko Gjorçev dhe Dafina Stojanova. Nuk dihet nëse kryetari i partisë Hristijan Mickovski do të jetë bartës në  ndonjërën nga njësitë zgjedhore.

Njësia VMRO-DPMNE 1 Gordana Siljanovska

2 Vllado Misajllovski/Rashella Mizrahi

3 Igor Janushev

4 Aleksander Nikollovski

5 Igor Durllovski/Silvana Angellovska

6 Vllatko Gjorçev/ Dafina Stojanovska

BDI ka përcaktuar emrat e bartësve të listave, ndërsa brenda partisë akoma është duke u kalkuluar për kandidatët e radhitur pas bartësve. Në njësinë zgjedhore numër një bartës do të jetë ish kryetari i Çairit Izet Mexhiti, ndërsa pas tij mund të radhitet kandidat nga Saraji. Në njësinë e dytë bartës pritet të jetë ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ndërsa i dyti Berat Ajdari. Kandidati i tretë që parimisht duhet të jetë femër mund të propozohet nga Çairi. Në njësinë e tretë zgjedhore për bartës liste pritet të zyrtarizohet emri i ish ministrit të ekonomisë Bekim Nezirit, në njësinë pestë Talat Xhaferi ndërsa në njësinë e gjashtë kreu i partisë Ali Ahmeti.

Njësia BDI 1 Izet Mexhiti

2 Arbër Ademi

3 Bekim Neziri

5 Talat Xhaferi

6 Ali Ahmeti

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akoma nuk kanë miratuar listat përfundimtare të kandidatëve. Nga burime brenda partnerëve mësohet se degët akoma janë duke propozuar emra në partitë e tyre. Parimisht mësohet se në njësinë e parë bartësi do t’i takojë Alternativës ndërsa i dyti Aleancës. Edhe në njësinë e dytë bartësin do ta ketë Alternativa, ndërsa tre vendet pasues Aleanca për Shqiptarët. Pas Afrim Gashit në njësinë e dytë zgjedhore si bartës, mësohet se nga Aleanca për Shqiptarët brenda organeve të partisë është përfolur emri i nënkryetarit të partisë Ilmi Aziri. Në njësinë e pestë i pari do ta garojë Syrija Rashidi ndërsa pas tij Remzi Memedi. Njësia e gjashtë tre vende e para i takojnë ASH-së dhe një Alternativës. Listat përfundimtare Koalicioni ASH-=Alternativa do t’i publikojë të mërkurën.

Njësia Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

1 Alternativa, ASH, AAA, ASH

2 Afrim Gashi, Elmi Aziri ASH, ASH

3 ASH

5 Syrija Rashidi Remzi Memedi

6 ASH, ASH, ASH, AAA, ASH, ASH AAA

LSDM-ja dhe Lëvizja Besa të cilat javë më parë arritën koalicion parazgjedhor, pritet që emrat përfundimtar t’i shpalosin në Kongresin e sotëm. Ajo që dihet deri tani është se në njësinë e gjashtë bartës do të jetë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Besa për këtë njësi ka propozuar edhe Fadil Zendelin, Hatije Etemi, Abdush Demiri. Në njësinë e dytë zgjedhore, socialdemokratët nuk përjashtojnë mundësinë që ta pozicionojnë kryeministrin teknik, Oliver Spasovski. Për këtë njësi Besa ka propozuar kandidatët Bastri Bajrami dhe Shenasi Xheladini, të cilët pritet të jenë me numrin 6 dhe 7. Në këto pozita në njësinë e parë do të kandidohen Kastriot Rexhepi dhe Jonuz Fejzullahu. Afati përfundimtar për dorëzimin e listave edhe 12 marsi, ndërsa dorëzimi i kandidaturave për deputet të pavarur ka përfunduar. Nga KSHZ njoftojnë se në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat të pavarur për deputet./Alsat/