Pritet që sonte të ketë takim mes partnerëve të koalicionit në të cilin do të diskutohet për plotësimin e vendeve vakante në kabinetin qeveritarë përfshirë këtu ministrin e shëndetësisë, ministrin pa resor për investime të huaja dhe zv.ministrin e arsimit e takimi sipas gjitha gjasave do të mbahet sonte pas kthimit nga vizita zyrtare e kryeministrit Zaev në Prishtinë, transmeton Zhurnal.mk

“Sonte pas kthimit nga Prishtina në Shkup, kam takim me partnerët e koalicionit, shpresoj që do jetë takimi i fundit që të mund të bëjmë publike emrat dhe propozimet për ministrat e ri në kabinetin qeveritarë që më pas t’i propozojmë të njejtët parlamentit për votim”, ka thënë kështu Zaev në Prishtinë.