Tani më kur  jemi të mësuar që të shohim në Fiks Fare figura të larta të BDI-së, përfshirë Ali Ahmetin me makinën e numërimit të parave, ish kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta  me 24 karatët e tij, kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon, që lejen e ndërtimit për sallë sportive e kishte kthyer në sallon darsme, ish zv ministrin e BDI-së z. Musa që merrte “bakshishe” dhe sikur të mos mjaftonin vetëm këta edhe kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi bëhet protagonistja më e re e BDI-së që del në Fiks Fare.

Kur e gjithë bota falënderon qytetarët për kontributin e tyre në luftë për zvogëlimin e pasojave për situatën e rëndë që kalon njerëzimi me COVID – 19, “Kryetarja e Komunës së Tetovës falenderon qytetarët për kontributin e tyre në rritjen e pasojave për situatën që po kalojmë! 

Andaj me të drejt Fiksi e pyet kryetaren Teuta Arifi “Mos duhet të pakësohen pasojat zonja kryetare?!”

…ndiqe videon nga minuta 3:30

 

 

Video Player

03:56
03:59