Aeroplani i aviokompanisë “All Nippon Airways” (ANA) që ishte nisur nga Los Angeles për në Tokio, është detyruar të rikthehet në SHBA për shkak të një pasagjeri që kishte pasur biletën e një aviokompanie tjetër.

Raportohet se aeroplani ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, por nuk ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Narita”.

Siç raporton AP, manekinia Crissy Taigen, e cila ishte në atë aeroplan ka shkruar në profilin e saj në Twitter se fluturakja ishte nisur dhe më pas është rikthyer pas katër orë fluturime që zakonisht zgjat 11 orë.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se pasagjerëve u është thënë se pasagjeri ishte futur në aeroplanin e ANA me biletën e aviokompanisë “United Airlines”, dhe se policia ka intervistuar personat që kanë qenë të ulur afër saj.

Policia më pas ka njoftuar se kishte ndodhur një “gabim” dhe se është zgjidhur, dhe ky fluturim pritet të realizohet sot.