Në vazhdën e ristrukturimit të forumit të të rinjëve, Lëvizja Besa në Strugë mbajti konventën themeluese të Forumit Rinor – Dega Rajonale Strugë.

Nga ajo që ra në sy në këtë konventë themeluese ishte prania tejet e madhe e të rinjëve, ngjashëm si në konventën e Kërçovës.

Për kryetar të forumit, pjesmarrësit në këtë konventë votuan Edmond Hodën.