Ditë më parë, Paris Saint-Germaini përditësoi të dhënat e reja mjekësore në lidhje me gjendjen e sulmuesit brazilian, Neymar.  

26-vjeçari u lëndua në ndeshjen e të dielës kundër Marseille, ku pësoi ndrydhje dhe e lëndoi ashtin e pestë metatarsal të këmbës së djathtë.

Neymar’s status for against Real Madrid will be in question after this nasty ankle injury …

Pas spekulimeve të shumta, PSG ka bërë të ditur se është vendosur që lojtari të operohet, ndërsa nuk është bërë e qartë kohëzgjatja e mungesës së tij.


Njoftimi i klubit parisien:

“Pas një periudhë treditore të trajtimit fillestar në përputhje me një protokoll strikt mjekësor, është marrë një vendim i përbashkët ndërmjet stafeve mjekësore të Paris Saint-Germainit dhe kombëtares së Brazilit”.

“Në pajtim me lojtarin është vendosur që Neymar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në Brazil në fund të kësaj jave”.

“Ai do të operohet nga Dr. Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant që e përfaqëson PSG-në”.


Neymar, i cili nuk luajti në fitoren e PSG-së ndaj Marseille (3-0) në ndeshjen e Kupës së Francës që u zhvillua të mërkurën mbrëma, ka publikuar një postim në Instagram pasi klubi konfirmoi operimin e tij.

“Pengesat nuk duhet t’ju ndalojnë. Nëse ju del përpara një mur, mos u dorëzoni. Gjeni një mënyrë për t’u ngjitur”, ka shkruar futbollisti, i cili këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi nga çastet menjëherë pas këndimit.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, i cili i kushtoi klubit francez 222 milionë euro kur u transferua nga Barcelona, ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 16 asistime për PSG-në këtë sezon.

Krahas mungesës së tij kundër Real Madridit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, Neymari nuk do të luajë as në ndeshjet miqësore të Brazilit kundër Rusisë dhe Gjermanisë që janë caktuar për muajin mars. /Telegrafi/