Emri i Atifete Jahjagës do të bëhej i njohur për publikun shqiptar në prillin e vitit 2011, vit në cilin do të merrte detyrën si presidentja e parë femër e shtetit më të ri në botë. Ish-zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Kosovës do të mbante këtë post për një mandat 5-vjeçar gjatë të cilit do të fokusohej për të forcuar institucionet demokratike të vendit, si dhe do të mbështeste fuqimisht rritjen e rolit të gruas në shoqëri. Do të ishin të shumtë zërat që do t’i kundërviheshin presidentes të re duke e akuzuar shpeshherë si lodër në duart e ndërkombëtarëve, por edhe do e kritikonin për paraqitjen e saj të jashtme duke e shndërruar në subjekt memesh e barcaletash në rrjete sociale. Por, nëse deri më parë ishte treguar indiferente ndaj këtyre zërave, fotot e postuara së fundmi na tregojnë një Atifete më të kuruar dhe ndryshe. Kuptohet qartë që ish-presidentja Jahjaga ka bërë disa prekje të vogla si ngritje mollëzash, ndërhyrje në hundë, rregullim të dhëmbëve dhe pak filler tek buzët. Urojmë ta lejë me kaq dhe të mos përfundojë e tjetërsuar pas 10 vitesh. Për më tepër shikoni fotot:

 

tikacam