Pas protestës në Selanik të diellën, organizatat greke dhe shoqatat, paralajmërojnë protestë të re, por kësaj radhe në kryeqytetin Grek, transmeton Zhurnal.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe deklaratave në mediumet greke, po dërgohet thirrja që më 4 Shkurt, qytetarët të dalin në qendrën e Athinës në suaza të kampanjës që filloi me moton “Maqedonia është greke”, njoftojnë mediat Greke.

Kurse gjatë protestës së mbajtur kishte numër të madh të protestuesve që nga opinionistët e brendshëm në Maqedoni e vlerësojnë si një veprim që e favorizon Greqinë në bisedime.