Një dokument i ardhur në redaksinë tonë vërteton hetimin e Prokurorisë Speciale ndaj Bujar Osmanit të BDI-së. Osmani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procedurave të tenderimit dhe rinovimit të spitalit në Ohër dhe Çair, ku bëhet fjalë për miliona euro. Nga dokumentet mund të lexoni se për çfarë lëndësh bëhet fjalë dhe se si Prokuroria Speciale kërkon kontroll të emailave të Bujar Osmanit dhe disa punonjësve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale priten zhvillime të reja rreth kësaj lënde dhe nuk përjashtohen edhe arrestime.