Pasdite dhe gjatë ditës së nesërme në rajonin malor do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave të rralla, ndërsa të shtunën mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 26 deri 33 gradë Celsius.

Siç kumtoi DPHM, nën ndikim të frontit atmosferik depërtues, të shtunën do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, zbrazje elektrike dhe paraqitje të bubullimës.

Temperatura, veçanërisht në veri, dukshëm do të zvogëlohet. Kushte për jostabilitet lokal do të ketë edhe të dielën pasdite, ndërsa prej të hënën vijon mot stabil me rritje të dukshme të temperaturës së ditës. /MIA