Në aksidentin e së dielës në rrugën Manastir-Prilep ka humbur jetën një banor shqiptar nga fshati Grashnicë.Ndërsa tre fëmijët e tij që udhëtonin me të në makinë janë lënduar rëndë.Që tregjedia të jetë më e madhe për fëmijët ata para gjashtë muajve kanë humbur nënën nga një sëmundje e rëndë informohet Strugalajm.com nga banorë të Manastirit.

Një aksident i tmerrshëm me pasoja vdekjeprurëse e tronditi Maqedoninë këtë pasdite

Një person mbeti i vdekur ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime të rënda si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orën 17.20 në rrugën Manastir-Prilep, ka konfirmuar policia e Manastirit.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve , një person ka humbur jetën në vend dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.