Këpucët me take të larta ishin pajisje të krijuara për njerëzit që i jepnin kalit, në mënyrë që të shmangnin rrëshqitjen më mirë. Më vonë këpucët me take u adaptuan nga gratë dhe ato u bënë shpejt trend.

Mbathja e tyre i bën gratë të duken më me stil dhe më të gjata. Por, pavarësisht se i japin stil një gruaje, ato njihen se shkaktojnë probleme shëndetësore.

Të mbathësh këpucë me take të larta për një periudhë të gjatë bën që gishtat e këmbës të lakohen, nervat në këmbë të dëmtohen dhe të shfaqen probleme me shpinën, transmeton Gazeta Express.

Disa prej arsyeve pse nuk duhet të mbathni këpucë me take të larta janë:

Shkaktojnë dhimbje në nyje të këmbës, mund të shkaktojnë lytha për shkak të këpucëve të ngushta, dhimbje të shpinës për shkak të zhvendosjes së gravitetit prapa, thembra mund të bëhet më e dobët nëse i mbani mbathur çdo ditë për orë të tëra, dhe gjithashtu mund t’i dëmtoni nervat e shputës dhe të fitoni muskuj të dobët.