Komisioni shtetëror i Maqedonisë për parandalimin e Korrupsionit ka treguar informacionet e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të partive në Maqedoni.

Në këtë listë është edhe anëtari shqiptar i partisë LSDM të Zoran Zaevit, Muhamed Zekiri.

Zekiri, i cili ishte gazetar i mediumit shqiptar Alsat M në Maqedoni, sipas këtyre të dhënave, posedon një pasuri marramendëse.

Ai ka një shtëpi 600 metër katrorë në Shkup dhe dy banesa; njëra 81 metër katrorë ndërsa tjetra 44 – të dyja në Shkup.

Zyrtari i LSDM’së ka dy vetura të tipit ‘BMW X5’ dhe ‘BMW 730’.

Image