Shkruan Metali Alili

Fyerja që po i bëhet intelegjencës shqiptare me kandindatin “konsesual” është të thuhet se LSDM dhe BDI do të kenë një kandidat të “përbashkët” në zgjedhjet presidenciale të 2019 në R.V. të Maqedonisë.
Absurdi dhe e përbashkëta e këtij “konsesualiteti” qëndron në atë se, çfar të përbashkëte mundet të ket një kandidat për president i cili vjen nga rradhët e LSDM-ës dhe është i kombësisë Maqedonase!?
Ku qëndron ndershmëria ndaj qytetarit që deri dje ia latë kokën me patriotizëm folklorik!
Shumë korekte dhe më e ndershme do të ishte të thuhet se BDI përkrah kandidatin për president i propozuar nga radhët e LSDM-ës.
Gjë e cila në aspektin politik nuk ka asgjë të keqe, nga se, deri tash neve kemi par, kemi dëgjuar po edhe shijur shumë gjëra edhe më të këqija se kjo.
Ideja e fundit po i kthen këta dy parti në gjenezë, respektivisht BDI dhe LSDM po i kthehen “Bashkim Vëllazërimit” Jugosllav.
Kur pyesim për qasjen korekte ka diçka që duhet thënë se cili po na del më korekt MUHAMET ZEQIRI apo Ju?
Të paktën MUHAMET ZEQIRI “hapur” është LSDM dhe si i tillë po vepron me institucionet e sistemit, po lindë pyetja Ju?
Duke parë këtë tregëti, patjetër duhet pyetur nëse kishin të drejtë shqiptarët që u reshtuan me LSDM, zatën ju indirekt veç se ja bëni me dije popullit, se për ti aritur interesat, kolektive, personale apo grupore, duhet me qenë me LSDM-në, këtë e tregojn punsimet tuaja familjare (nepotizmi) “më jep të jap”
Po vlen të theksohet se në kohën moderne “shkusia” ka mbaruar, njerëzit i kryejn punët “direkt”e aq më pak kur të jetë në pyetje vota.
Votës së dhuruar indirekt dhe me “shkusi” kemi gjatë kohë që ja shohim sherin, në disa raste edhe po rrobërohemi me vetëdije! Tani derisa ju të sqaroni kush është “skopksko pivo” e kush besimtar i 3 muajve Ramazan, ky popull do ju pres që ditën e Xhuma t’ua thoni lajmin e madh…