Me 9 vota pro, 8 kundër, Lumturie Iljazi u zgjodh zëvendëse kryetare e Komunës së Bogovinës. Edhe pse votimi ishte i fshehtë, flitet se Iljazi kishte mbështetjen e këshilltarëve të BDI-së de të PDSH-së.

8 këshilltarët që mbështetën Hasan Sehfullahin e LR-PDSH-së, kundërkandidatin e Lumturije Iljazit, thonë se votimi është bërë nën presion, por një gjë e tillë u mohua nga kryetari i Këshillit të Bogovinës dhe nga inspektori i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, i cili mori pjesë në këtë seancë.