Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) po shihet si alternativë për tu përfshirë në Qeveri. Në kuadër të pazarit dhe ofertës që i është ofruar dhe për të cilën po bisedohet është që kësaj partie ti takojë edhe një ministri.

Sipas burimeve qeveritare për INA, Ministria e Ekonomisë është një nga opsionet që ti ofrohet kësaj partie, në rast se Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi do të marrë postin e zv/kryeministrit për reforma dhe ministrinë pa resor apo për investime. Por nga PDSH nuk flasin dhe nuk japin detaje se a janë të vërteta lajmet e këtilla që po qarkullojnë në koluaret partiake. Edhe në qeveri zëdhënësi Mile Boshnjakovski ka theksuar se nuk dëshiron të flas për këtë temë, pasi që është thjeshtë politike dhe partiake, dhe që po negociohet për zgjerimin e qeverisë në kuadër të partive politike. (INA)