Në TV-përballjen në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore, kandidatët për president të shtetit Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova presin që votuesit të dielën ta njohin përparësinë e programeve të tyre.

Në duelin në emisionin “Samo Vistina” në TV Kanalin 5, Pendarovski tha se qytetarët pa pammrë parasysh në përkatësinë këtë herë shumë mirë do të mendojnë se depozitimi në këto zgjedhje është nëse do të shkojmë përpara, siç tha, do të kthehemi mbrapa drejt revizionit të dokumenteve kyçe me të cilat është bërë kohezion dhe hapet dera drejt perspektivës evropiane.

Siljanovska porositi se është koha e duhur të votojnë për personalitet. Të japim fund, tha ajo, mesatarëve dhe atyre të cilët aktrojnë reforma. “Pas Berlinit, është e qartë se ky pushtet as nuk di, as nuk ka për qëllim të ofrojë reforma të vërteta. Unë jam një reformatore e lindur”, theksoi Siljanovska.

Edhe të dy presim t’i marrin votat e të papërcaktuarve, të dëshpëruarve që nuk kanë dalë në raundin e parë, si dhe nga qytetarët shqiptarë q[ në raundin e parë kanë votuar për kandidatin Blerim Rekën, në këtë rast duke theksuar se nuk janë për tregti me vota dhe e respektojnë zgjedhjen e lirë të çdo votuesi.

Pendarovski pret rezultate më të mira edhe nga katër partitë shqiptare të cilat që nga fillimi qëndrojnë pas tij. Konsideron se votuesit shqiptarë nuk do ta mbështesin kundërkandidaten sepse, siç tha, koncepti i saj është etnocentrik dhe do të kërkojë rishqyrtim të Ligjit për gjuhët dhe të Marrëveshjes së Ohrit.

Siljanovska megjithatë, konsideron se ligji është miratuar me procedurë të shkurtuar dhe është shkelur e gjithë procedura e miratimit. “Shqiptarëve u duhet ligj i cili nuk është kundërkushtetues dhe i cili është miratuar në procedurë. Unë kam respekt ndaj votës së çdo qytetari dhe u drejtohem qytetarëve shqiptarë. Gjithmonë thirrem në individët, për dallim nga kundërkandidati im i cili thoshte se i janë marrë vota në raundin e parë që i kanë takuar atij”, tha Sijanovska.

Në duelin ata janë akuzuar për politikat e këtij pushteti në dy vitet e fundit edhe për atë që partia VMRO-DPMNE, mbështetësja e Siljanovkës, e ka bërë në 11 vjet.

Siljanovska, megjithatë nuk është pajtuar se ka reforma. “larg të vërtetës është se Maqedonia ka bërë reforma në gjyqësi. ka vetëm aktrim, modifikime, improvizime”, tha Siljanovska.

Ata polemizuam edhe për ligjin për amnisti. Sipas Pendarovskit, ligji për pjesëmarrësit në “27 prill” në masë të madhe ka qenë i balancuar sepse nuk u ka dhënë shans organizatorëve, të armatosurve dhe dhunuesve në Kuvend. Siljanovska konsideron se është i palejuar selektiviteti dhe se Ligji për amnisti nuk mund të transformohet në diçka si ligj për amnisti.

Në pyetjen cili është emri i vendit, Siljanovska tha “në Kushtetutë negociatorët e kanë quajtur Republika e Maqedonisë së Veriut” por se ajo ka të drejtë në vetëpërcaktim: “Unë nuk e kam për qëllim të shkel, të zhvendos, por unë atë termin nuk do ta përdor se është në kundërshtim”.

Pendarovski në duel tha se edhe gjatë pritet në raportin e Prokurorisë Publike për mënyrën e arratisjes së Gruevskit dhe nëse dikush e ka ndihmuar ta braktisë vendin. “Edhe unë e pres raportin e PP. Është e palejuar që një periudhë aq të gjatë të presim në raportin përfundimtar nga Prokuroria”, tha Pendarovski.