Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai dje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66 për qind të votave të qytetarëve të cilët kanë dalë në votime.

Kundër kandidatja e tij, Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 377.713 vota ose 44,73 për qind. Në votim dje kanë dalë 844.365 qytetarë nga gjithsej 1.808.311 të regjistruar.

Jehona ishte 46.70 për qind. Fletëvotime të pavlefshme janë 30.442, gjegjësisht 3.61 për qind.