Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka pranuar në takim kreun e BFI-së, Reis ul. Shaqir ef. Fetai, informon Zhurnal.

Duke i uruar për përzgjedhjen si kryetar i BFI-së, presidenti Pendarovski i dëshroi suksese në punë dhe potencoi angazhimet e tij për bashkëpunim me të gjitha bashkësitë e tij fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski ka shprehur bindje se Shaqir ef. Fetai do të jep kontribut të rëndësishëm në BFI, në avansimin e bashkëjetesës dhe respektimin e dallimeve, si një nga vlerat themelore të shtetit tonë.

Në takim kreu i BFI-së e ka njoftuar presidentin Pendarovski me punët aktuale të Bashkësisë, si dhe aktivitetet dhe projektet e planifikuara në periudhën e ardhshme./Zhurnal.mk