Pensioni i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare për ata që kanë 15 vjet përvojë pune para deputetëve. Me këtë ligji të propozuar do të mundësohet zvogëlimi i punonjësve në administratën shtetërore dhe punësimin e kuadrove të reja.

Nga LSDM dhe BDI duke shpjeguar nevojën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës theksuan se në këtë ligj nuk do të përfshihen të punësuarit në shëndetësi dhe në arsimin e lartë.

“Numri i përgjithshëm i të siguruarve të cilët për momentin përmbushin kushtin daljen në pension por që akoma janë në marrëdhënie pune është rreth 6 mijë persona nga të cilët 4 mijë janë në sektorin publik. Këta persona bazuar në zgjidhjen e propozuar ligjore për të siguruar hapësirë do të mund ta shtyjnë pensionimin e tyre më së voni deri 31.12.2021” – tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.

“Edhe ju si opozitë edhe ne si pozitë duhet ta përkrahim një propozim ligj të till për shkak se ndryshimet që parashihen në ligj, ne do t’iu mundësojmë të rinjve që të punësohen, t’iu mundësojmë gjeneratave të reja qe edhe ato të kenë shansin e tyre në profesionin e tyre, dhe kuptohet nuk mund të jetë një i ri që vjen me shumë elan i barabartë me atë që ka plotësuar 67 vjeç” – deklaroi Arben Ziberi nga BDI.

Këto ndryshime ligjore nga OBRM-PDUKM i cilësuan si kontradiktore. Me zvogëlimin e administratës, pushteti dëshiron sërish të krijoj hapësirë për të bërë punësime të reja, theksuan nga OBRM-PDUKM.

“Ju keni veçmë lista të përgatitura për personat që duhet patjetër të pensionohen dhe t’iu gjendet arsyje që të lëshojnë vendet e punës dhe atyre që presin për tu punësuar. Të mos e gënjejmë opinion publik, kjo është mëse e qartë” – u shpreh Bllagica Llasevksa nga OBRM-PDUKM.

Propozimi ndryshimet në ligjin për Marrëdhënie Pune kanë kaluar leximin e pare në Kuvend, ndërsa ndryshimet i paraqitën deputet nga LSDM në koordinim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale.