Vazhdon projekti i filluar më 2010 “Rekreacion falas klimatik dhe banjë” i cili do të ketë edhe një shtesë – “Fundjavë falas”, të dedikuar për pensionistët e Maqedonisë. Të drejtë për aplikim kanë të gjithë pensionistët të cilët nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi në tri vitet e kaluara – informon Zhurnal

Që nga viti 2010 këtë shërbim e kanë shfrytëzuar mbi 37 mijë pensionistë, ndërsa në buxhetin e vitit 2017 janë paraparë 47 milionë denarë për këtë qëllim.

Ministri për Punë dhe Çështje sociale, Ibrahim Ibrahimi tha se edhe më tej do të vazhdojnë me projekte të cilat përmirësojnë jetën e pensionistëve në Maqedoni.