Më 5 Maj, Tetova ka lidhur kontratë me firmën “NB-Kompani” për mbulimin e disa grova nëpër Tetovë. Për këtë shërbim i ka ndarë afro 250 mijë euro. Në po të njëjtën ditë është publikuar edhe marrëveshja me kompaninë “Siguria EMM” nga Tetova për mirëmbajtjen e sinjalizimit rrugor të qytetit. Ky shërbim Tetovën e ka kushtuar afro 56 mijë euro.

Më 2 maj Tetova ka lidhur tjetër marrëveshje për sanimin e disa objekteve në Tetovë, dhe për këtë shërbim do ti pagujë firmës NB-Kompani nga Tetova mbi 1 milion euro./Shenja