Ministria për Punë të Brendshme përpos në teritorin e Shkupit, po zbaton dhe akontrolle të përforcuara për sanksionimin dhe mos respektimin e rregullave të komunikacionit edhe në qytetet e tjera, ka njoftuar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, informon Zhurnal.

Ai bën të ditur se po sanksionohen të gjithë shkelësit e komunikacionit, veçanërisht ato shkelje të cilat shkaktojnë aksidente me pasoja të rënda.

“Deri tani në këto 20 ditë pasi filluan kontrollet e përforcuara në komunikacionit, janë shqiptuar rreth 10.000gjoba, më së shumti për vozitje të shpejtë, vetura të paregjistruara, ndërsa sanksionohen dhe shoferët e motorëve që nuk respektojnë rregullat”, tha Angellovski.

Ai apeloi që qytetarët të respektojnë masat që të rritet siguria në komunikacion.//Zhurnal.mk