Dy tërmete kanë dridhur Maqedoninë brenda vetëm 20 minutave. Pas një periudhe relativisht të qetë, natën e kaluar sërish janë regjistruar tërmete, prej të cilëve njëri është regjistruar me fuqi 3.4 Rihter, shkruan Gazeta Lajm. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Ohër, në thellësi prej 2 kilometrave. Njëri tërmet ka ndodhur ora 22 e 39 minuta, kurse tjetri në ora 23:00.

Pas këtij ka ndodhur një tërmet tjetër me intensitet më të vogël prej 2 gradëve sipas Rihterit, në thellësi prej 1 kilometri. Edhe epiqendra e këtij tërmeti është në Ohër.