Një motoçiklist 40 vjeçar nga Manastiri ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Strelishtë të Manastirit, përcjell Telegraf.

Siç njofton SPB e Manastirit, ngjarja ka ndodhur kur motoçiklisti është përplasur me një makinë.

Vdekja e motoçiklistit është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore.

Një ekip policor dhe një prokuror publik kanë kryer ekspertizën për të zbardhur rastin.