Në Zvicër disa mijë njerëz raportohen të zhdukur çdo vit, mirëpo autoritetet rrallë herë nisin kërkim publik për ta.

Rreth 4,700 njerëz zhduken çdo vit, sipas të përditshmes zvicerane SonntagsZeitung, transmeton Gazeta Metro. Kjo gazetarë bazohet në të dhënat e 13 kantoneve. Shumica e të zhdukurve janë nën moshën 18 vjeçare.

Megjithatë, autoritetet lokale kërkojnë ndihmën e publikut vetëm në 2.8 % të rasteve- zakonisht kur një i dyshuar, një fëmijë, apo ndonjë i moshuar në gjendje të dobët shëndetësore shpallet i zhdukur.

Në vitin 2017, në Gjenevë kishte më shumë njerëz të zhdukur: 1 mijë e 668 gjithsej. Policia aty ka nisur disa procedura formale për 5 prej tyre. Në krahasim me qytetin Zurich ku kanë filluar të kërkohen 11 njerëz të zhdukur nga 285 gjithsej të shpallur të zhdukur.