Pep Guardiola ka folur pas transferimit të fundit të Manchester Cityt që e bleu për 65 milionë euro, Aymeric Laporten.

Klubi i sheikëve ka harxhuar 300 milionë euro për blerjen e gjashtë lojtarëve.

“I kuptoj kritikat, por lojtarët e mirë janë të shtrenjtë”.

“Ka klube që i kanë harxhuar këtë shumë në vetëm dy lojtarë, ndërsa ne i kemi blerë shtatë lojtarë që janë nën 30 vjeç”.

“Është dashur të blejmë lojtarë, pasi janë larguar shumë, sidomos mbrojtës”.

Guardiola po ashtu ka pasur fjalë të mira për ardhjen e re, Laporten.

“Ai është i ri luan me të majtën dhe është 23 ose 24 vjeç. Luan në La Liga që i ri, pason mirë, është i fortë në ajër dhe jam i lumtur që do të punoj me të”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/