Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka vendosur barrikadë në tavolinën e tij, ku qëndron vendi për kartelën për evidentimin e votimit, që të mos mundet askush t’i marrë, njofton Portalb.mk.

Rast i tillë, ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, kur deputeti i VMRO-DPMEN-së, Ilija Dimovski, ia ka nxjerë kartelën Xhaferit, dhe kështu kryeparlamentari Xhaferi është obliguar që ta thërret sigurimin, të qëndrojë te foltorja, që mos t’ia nxjerrë prapë dikush kartelën.

Ndryshe, Xhaferi e ka shtyrë vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite ishin mbi 35.000 amendamente për Ligjin për gjuhët. Seanca, sipas informacioneve nga Kuvendi do të caktohet në mënyrë shtesë.

Informacione zyrtare pse është shtyrë vazhdimi nuk ka. Edhe pse gjatë tërë ditës ka pasur komunikim midis kryetarit të Kuvendit dhe grupeve të deputetëve, nuk është arritur marrëveshje се si të dilet nga situata.