Në faqen zyrtare të qeverisë nuk është  Ministria e punëve të mbrendëshme dhe Politikës Sociale.

Edhe pse të gjithë  ministrat dhe kryeministrat teknik janë  të prezentuar në faqe,ministrat e BDI-së Agim Nuhiu dhe Ibrahim Ibrahimi  nuk janë të paraqitur si antarë të qeverisë.

Nuk është e qartë nëse ajo është rezultat i problemeve teknike apo  qëllimisht janë lënë  jashtë për shkak të funksionit të tyre që ata kryejnë në periudhën pas zgjedhore për të formuar një qeveri të re.

Në qeveri ende ka ministra të cilët kryejnë funksionet e tyre, pavarësisht se kanë dhënë betimin për deputet si: Emil Dimitriev, Nikola Todorov, Nikola Poposki, Elizabeta Kançeska Milevska në tërë muajin shkelin Kushtetutën, Ligjin për Qeverinë dhe Kodin Zgjedhor.

Neni 8 i Kodit Zgjedhor në mënyrë të qartë thekson se funskioni i deputetit është i papajtueshëm me detyrën e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Qeverisë, ministri, gjyqtarit, prokurorit, avokatit të përgjithshëm, avokatit të popullit si dhe bartës të tjerë të funksioneve të zgjedhura ose të emëruar nga Parlamenti Maqedonia dhe Qeveria e Maqedonisë.