Ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë është ndërprerë për shkak të një gabimi në autostradë. Kompania kineze “Sinohidro” e cila e ndërton autostradën për një kohë e ka ndërprerë punën. Këtë e deklaroi shërbimi informativ qeveritar pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me ambasadoren e Kinës në Maqedoni, Lil Lisjen.

Një numër i madh i problemeve të cilat u paraqitën në ndërtimin e autostradës Ohër –Kërçovë do të rezultojnë me harxhime shtesë me vlerë prej 100 milion eurove, shkruan Dojçe Vele.

Gjatësia e autostradës është 57 kilometra dhe ndërtimi është parashikuar të kushtojë 374 milion euro. Në faqen e internetit të ndërmarrjes kineze “Sinohidro”, kohës së fundit ekzistonin të dhëna se pjesa Milladinovci- Shtip do të kushtojë 30 milion dollarë, ndërsa Kërçovë-Ohër rreth 56 milion dollarë. Por, prej kur kjo informatë arriti në mediat maqedonase këta të dhëna u fshinë nga faqja e internetit të kompanisë kineze.

Problem më të madh është konfirmuar në projektimin e pjerrtësive të autostradës të cilat janë vlerësuar si “jostabile” edhe atë në katër pjesë të autostradës. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore që është ana e marrëveshjes në projektin me kompaninë kineze “Sinohidro” pranojnë se në projekt janë konstatuar më shumë gabime, por thonë, ata janë riparuar në procesin e realizimit.

Në ndërkohë punët ndërtimore në të cilat ishin angazhuar më shumë nënkontraktorë dhe rreth 1500 të punësuar janë ndalur.