Pesë gjykime për lëndët e PSP-së janë caktuar në nëntor, ndërsa dy prej tyre mbahen për herë të parë, përcjell Fol.

Nga gjykime të tjera të muajit nëntor, më 2 nëntor do të caktohet gjykimi për rastin ‘Lagjja e Trimave’. MPB paralajmëron se do të mbyllen një pjesë e komunikacionit nëpër Shkup, për shkak të vendimit të gjykatës dhe për arsye se do të sillen të akuzuarit deri në gjykatë dhe se rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, do të rikahëzohen. /Fol/