Siç mund të kuptohet, në pah është duke dalur një përçarje brenda Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

Nisma për formimin e Sindikatës së Plenumit të Arsimtarëve (SPA) ka reaguar ndaj paralajmërimeve të SASHK-ut për organizimin e një greve para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Sipas tyre, kërkesat dhe greva nën patronazhin e Konferencës së Sindikalistëve të Lirë është legjitime, por SASHK-ku jo. SPA konsideron se greva është thirrur pa ndonjë konsultim me mësimdhënësit, pa kundërshtim ndaj testimit ekstern.

SPA e akuzon SASHK-un se nënshkroi marrëveshje kolektive dhe asnjëherë nuk kërkoi respektimin e të njëjtit.