Përçarje të reja në BDI-në e Çairit, “shokëve të Bujarit” sërish ua dergojnë inspektorët!

Pa kaluar tre muaj nga zgjedhjet lokale, përçarje të reja kanë kapluar degën e BDI-së në Çair, thonë burime partiake për Gazetën Lajm. Shkak për përçarjet thuhet se është gjoja qëllimi i Ali Ahmetit që ta avancojë Bujar Osmanin në nënkryetar të partisë. Kjo ka revoltuar degën partiake, ku Osmani nuk gëzon përkrahje të madhe dhe ata janë mobilizuar kundër tij. Nëse janë të sakta këto informacione, atëherë bëhet fjalë për ringjallje të rivaliteteve të vjetra, sepse në një bombë të publikuar nga Zaev, dëgjohet Artan Grubi duke i treguar Ali Ahmetit se Bujar Osmani nuk dëshiron të mbajë një pres konferencë sepse “këta të Cairit i kanë dërguar inspektorë shokëve të Bujarit”. Këtë bisedë, nga “bomba 38” mund ta degjoni në videon më poshtë./Gazeta Lajm/