Figura kryesore e BDI-së në Tetovë, Hazbi Lika, ka refuzuar propozimin e kryetarit të partisë Ali Ahmeti që të gjendet në listën e kandidatëve për deputetë. Burime partiake thonë për Gazetën Lajm se Lika është treguar i pakënaqur nga emrat e kandidatëve që ka paraparë Ahmeti për njësinë zgjedhore nuëmr 6, prandaj edhe ka refuzuar ofertën. Refuzimi i Likës paraqet kulmin e përçarjeve në BDI, që vijnë për shkak të listave zgjedhore.

Tensione dhe përçarje ka pasur edhe në njësinë zgjedhore numër 1, për shkak të kandidimit të Artan Grubit si bartës liste.

Zhurnal më herët raportoi se se në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të BDI-së mbizotëroi atmosferë e tensionuar për shkak se një numër i madh i degëve të kësaj partie kanë mosmarrëveshje se cilët kandidatë duhet të rradhiten në listat për deputet.

Mosmarrëveshjet kanë kulminuar mbrëm por edhe gjatë ditës së sotme, ku pjesa dërmuese e degëve të BDI-së nuk pajtohen që në listë të vendosen disa kandidat për deputet. Situata është tensionuar edhe më shumë sidomos për vendin e tretë të garantuar, e cila i takon konform ligjit kandidates nga gjinia femërore. Pasi konform ligjit çdo e treta në listën për deputet duhet të jetë femër.

Ndërkoh situatë alarmante paraqitet edhe në njësinë zgjedhore numër 5 ku bartës i listës deri në momentin e fundit ka qenë ish kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Ky ndryshim në moment të fundit është bërë për shkak të rrezikut dhe kundërshtarit politik, Arben Llabunishtit i cili para disa javësh kaloi në Lëvizjen BESA.  Largimi i tij nga BDI ka shkaktuar një pasiguri të madhe tek partia shqiptare në pushtet, BDI e cila ka frikë se mund të humbë shumë vota në njësinë zgjedhore numër 5.