Përveç pakos së 5 ekonomike, në seancën e sotme Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera.

E ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit.

Ka miratuar gjithashtu informacionin për Projektin për kapital njerëzor dhe për përpunim të Strategjisë për avansim të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me grupacionin e Bankës Botërore.

Në seancën e sotme gjithashtu është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për pagesë të pensioneve për muajin shkurt 2021 dhe e ka obliguar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që dorëzojë informacion deri te bankat përkatëse që më së voni deri më 24 shkurt të sigurojë pagesën

Është shqyrtuar edhe informacioni i Ministrisë së Shëndetësisë që të realizohet interpretim autentik i Ligjit për kontroll të substancave psikotrope deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kjo kërkesë vjen nga kërkesa e madhe e kompanive me licencë për prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore./TV21