20 vjet nga fillimi i luftës së vitit 2001 për të drejtat kombëtare në vendin tonë. Përkujtojmë sakrificën heroike të dëshmorëve. Kështu ka shkruar në Facebook, Kreu I Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001.

Sic njofton Ganiu, bashkë me këshillin organizativ në përbërje të përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve, ish komandantëve të brigadave, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shënojmë 20 vjetorin e fillimit të betejave për të drejtat tona kombëtare në vendin tonë dhe rënien e dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi me vendosjen e luleve në monumentin përkujtimor të Shqiponjës në Çair.

Si pjesë e këshillit organizativ për shënimin e 20 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 për të drejtat tona kombëtare, aktivitetet përkujtimore kanë vazhduar duke kryer homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Tanushë.

“Krenari të jesh në mesin familjarëve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të kujtuar me nostalgji dhe frymëzim sakrificën heroike të bijve më të mirë të kombit, falë të cilëve sot gëzojmë lirinë” – ka shkruar Visar Ganiu në Facebook.

Edhe pse pak më ndryshe se vitet e kaluara për shkak të pandemisë me virusin Covid 19, asgjë nuk mund të na ndalë të nderojmë veprën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe përparimin e kombit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët! LAVDI!

Lavdi e përjetshme veprës heroike të dëshmorëve!

-shkruan kreu I Komunës së Çairit, Visar Ganiu. /KlanMacedonia