Ka përfunduar për ditën e sotme seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë ku u debatuan propozimet lidhur me zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Ndërsa në debatin e sotëm morën pjesë 51 deputetë nga gjithsej 120.

LSDM me BDI-në propozuan Talat Xhaferin për kryeparlamentar kurse VMRO-DPMNE tha se kryetari i ri duhet të refuzojë Deklaratën e Tiranës. Ndërkaq, Lëvizja BESA shtoi se nuk do e përkrahë kandidaturën e Talat Xhaferit.