Nikolla Gruevski nuk gjendet në listën zyrtare të ftuar të rëndësishme në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) që do të mbahet në Maltë.

Gruevski sot fluturoi për në Turqi, por pasi u hetua nga mediat, ka reaguar partia e tij VMRO-DPMNE-ja , nga e cila thonë se lideri i tyre po qëndron në një vizitë zyrtare në Maltë, ku bashkë me një delegacion partiak do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane. Por ky kongres do të mbahet më 29 dhe 30 mars. Kurse në listën e të ftuarëve si mysafirë nga ana e organizatorëve të kongresit figuron kryeministri aktual i vendit Emil Dimitriev./(A1on)/