Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas përfundimit me përfaqësues të partive politike mëngjesin e sotëm, ka thënë në një deklaratë për shtyp se do të respektojë mendimin e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në vijim do të vendosë si ditë të përshtatshme datën 11 ose 18 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në ditët e ardhshme do caktoj datën e zgjedhjeve. Tani pasi u konsultuam edhe me KQZ-në, është e gatshme. 11 ose 18 qershori do të jetë data e zgjedhjeve”, ka thënë Thaçi.