Dita e nesërme do të jetë nga më të nxehtat e kësaj vere.

Sipas sinoptikëve, do të vijojë gjatë gjithë ditës ndikimi i masave ajrore të nxehta e të thata në të gjithë territorin shqiptar dhe temperaturat maksimale do ti kalojnë 40 gradë C.

“Në zonat veriore do të ketë herë pas here edhe vranësira të lehta”, thotë Meteoalb.

Temperaturat e mesditës mbeten shumë të larta, ndërsa prania e lagështirës në ajër do të theksojë nxehtësinë edhe gjatë orëve të natës dhe të paradites.