Natën mes të shtunës dhe të dielës në rrugën Prohor Pçinski ka ndodhur një rrahje mes personave F.B 26 vjeçar dhe një 14 vjeçari, që të dy nga Tetova nga njëra anë kurse në anën tjetër kanë qenë dy vëllezër edhe atë S.I 22 vjeçar dhe E.I 28 vjeçar po ashtu nga Tetova. Ata kanë shkëmbyer grushta ndërsa janë përdorur edhe shkopinj prej druri.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë lëndime ndërsa vetëm 22 vjeçari E.I është mbajtur në Spital për shkak të lëndimeve më serioze. I njëjti sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Policia ka ftuar për bisedë të gjithë pjesëmarrës dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate.