MPB bën të ditur se ditën e djeshme ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të dënuarve në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Më 12.03.2023, në ora 15:10, në SPB- Shkup është raportuar se në burgun “Idrizovë”, në oborrin e pavijonit të mbyllur, ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. Përkatësisht, plagë nga mjeti i mprehtë ka marrë i dënuari N.M.(44) nga fshati Çerkez i Kumanovës, i cili është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe R.K.(33) nga fshati Çellopek i Tetovës, i cili ka pësuar lëndim nga objekt i fortë dhe është transportuar për ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.