Nëntë muaj pas vërshimeve në rajonin e Tetovës, banorët e dëmtuar akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimin premtuar. Edhe pse mjetet janë lëshuar që në janar të këtij viti, assesi të arrijnë në duart e të dëmtuarve. Deri më tani, janë zhdëmtuar vetëm dëmet në bujqësi, ndërsa ato që pësuan dëme në objekte assesi të realizojnë të drejtën e tyre. Banorët kërcënohen me padi gjyqësore ndaj organeve kompetente.

“Unë pikërisht për atë kam ardhur në komunë sot, se çka është problemi nuk e dimë, sa muaj janë bërë gati një vit asnjëri s`ka marrë asgjë. Duhet ti thirrim krejt njerëzit të vijnë këtu, protesta do bëjmë do shkojmë me gjyq ajo është varianti më i mirë”.

“Procedura ka ngel aty ku ishte, përveç që në muajin e 12 morëm informatë se do fillojë procedura për pagesën e dëmeve mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk ka asgjë. Neve na u premtua se do rregullohen edhe ca rrugë, një mur në hyrje të fshatit i cili është edhe problematik për kalimin e banorëve, na premtuan se do fillojnë në pranverë por ende nuk kanë filluar”, tha Dashmir Sadiki, ish kryetar i shtabit të krizës Shipkovic

Nga komuna e Tetovës, mos lëshimin e mjeteve tek banorët e dëmtuar e kanë arsyetuar me gabimin që ka bërë qeveria me lëshimin e më pak mjeteve nga shifra reale e të dëmtuarve.

“Komuna e Tetovës pas miratimit të mjeteve nga ana e Qeverisë, konstatoi lëshime në raportin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve, si rezultat i të cilës, komunës së Tetovës i janë lëshuar vlerë më e vogël e mjeteve nga ajo reale. Ne si komunë jemi në pritje të miratimit të mjeteve plotësuese financiare me qëllim që menjëherë të fillojmë me kompensimin e qytetarëve”, deklaroi Ahmed Qazimi, komuna e Tetovës.

Në rajonin e Pollogut pritet të zhdëmtohen gjithsej 370 amvisëri, me gjithsej 600 000 euro dhe rreth 400 000 euro duhet të lëshohen tek banorët që kanë pësuar dëme në bujqësi nga vërshimet e 3 gushtit./Alsat-M