Avni Avdiu

Ndjej obligim njerëzor, moral dhe kombëtar t’i them ca fjalë rreth përçarjeve në Rilindjen Demokratike Kombëtare, për faktin se isha ndër të parët që hapur e publikisht kam ngritur nevojën për formimin një partie me Rufi Osmanit në krye. Fillimisht dua të diagnostikoj problemin. Me pak fjalë tronditjet e fundit në RDK po ndodhin për shkak të mendjemadhësisë dhe luhatshmërisë së ish-kryetarit të kësaj partie Rufi Osmanit, kokëfortësisë autokratiketë kryetarit aktual Vesel Memedit dhe potezave infantile, tinëzare e hileqare të kuvendarëve. Është edhe ky rast eklatant që dëshmon papjekurinë politike të atyre që fatkeqësisht sot merren me politikë.Po të analizohen me kujdes zhvillimet në këtë parti, deklarimet publike të eksponentëve të saj dhe veprimet e të dy palëve të konfontuara, atëherë s’mund të kuptosh a bëhet fjalë për lojë fëmijësh a për subjekt politik.Shkojmë radhazi: 

1.Kuvendarët nuk pajtohen me qëndrimet e kryetarit, ia thonë atij në mbledhje, por ai nuk i përfill, ndaj vërejtjeve sillet me indiferencë, madje i lëshon në formë demonstrative mbledhjet. Kryetari bënë deklarata publike pa u konsultuar me kryesinë, deklarata këto që janë në kundërshtim me qëndrimet e kryesisë, bile ai as që e informon kryesinë për aktivitetet e tij. Ai vepron krye më vete në stilin: ‘unë di, çka ju nuk dini’, duke u thirrur në thashetheme konspirative, kinse të marra nga ambasadat e huaja, pa ofruar prova faktike para kryesisë.Po të ishin ato të vërteta, është dashur të informohej të paktën ish-kryetari.Pakënaqësia e kryesisë shtohet.Ish-kryetari,ndoshta i nxitur nga vullneti i mirë, në shenjë pakënaqësie për shkak të mospërfilljes së kërkesës së tij për zgjerimin e Aleancës,ia drejton kryesisë një letër përmes së cilës informon se tërhiqet nga kryesia. Edhe pse letra ishte e mbyllur, në mënyrë enigmatike u publikua në medie.Ish-kryetari, përndryshe frymëzues i shkarkimit të kryetarit aktual, hëpërhë tërhiqet duke e lëshuar lagështinë në parti për të dalur i terur më vete. Ai ndërpret kontaktin me tëdy palët.

  1. Kërshëria e kryesisë për të dekoduar konspiracionin e kryetarit, kalon në idiotësi. Ata trokasin në dyert e burimeve të supozuara për të marrë konfirmimin.Nuk e marrin.Forcohet bindja e kryesisë se kryetari është larguar nga orbita e objektivave partiake.
  2. Gjersa kryetari ndodhet në diasporë së bashku me partnerin e Aleancës për Shqiptarët kryetarin e LR të PDSH-së Zijadin Sela, kryesia përgatit komplotin. Kurdiset kurthi për shkarkimine kryetarit.Mënyra që zgjedhin kuvendarët është sui generis dhe e papresedan.Sipas planit, para se të thirrej mbledhja për shkarkim,përskaj publikimit të qëllimit, kryetari duhej diskredituar edhe moralisht para medieve. Shokët që deri dje ishin përqafuar e shtrënguar me kryetarin, e akuzojnë tani atë si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete dhe njeriivetmuar ei kapur nga pushteti. Thikë pas shpine.Akt skajshmërisht i pamoralshëm.
  3. A nuk do të ishte e udhës qëkryesia të thirrte mbledhje me rend dite:‘ose disciplinimin e kryetarit ose shkarkimin e tij’. Njerëzore do të ishte që kjo t’i thuhej kryetarit ndër sy: ‘ose vepro sipas shumicës dhe respekto demokracinë brendapartiake, ose të shkarkojmë!’. Me sa mend e mendoi kryesia që pas gjithë atyre akuzave të ulëta publike, kryetari do t’u vinte në mbledhje përpara aktit të kryer, pra për t’u shkarkuar politikisht e për t’u shpartallosur etikisht…?! Pastaj arsyeja kryesore e treguar është e pamjaftueshme, sepse është e pakapshme logjikisht ta prishësh shtëpinë tënde për shtëpinë e fqiut, sado i mirë të jetë komshiu; e lëre më të djegësh shtëpinë tënde për t’ia zier venë fqiut, siç bëri me këtë rast RDK.

5.Në prononcimet dhe komunikatat e tij kryetari e quan kryesinë puçiste, akuzon ish-kryetarin se ‘gjuan gurin dhe fsheh dorën’ dhe thekson se përderisa ai është kryetar i RDK-së kurrë nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Besa, sepse ka urrejtje patologjike ndaj saj. Ai më pas në TV Alsat thekson se Lëvizja Besa e ka në platformë degradimin e personalitetit të tij. Si psikolog me profesion, nuk është dashur të bëjë fjalë për patologji personale, sepse patologjia është nocion psikologjik që shënon format e sëmundjeve psikike, ndërsa si politikan duhet ta dijë se në politikë kurrë nuk ka kurrë dhe se s’ka parti politike në botë që harton platforma për të degraduar individë të caktuar, por se kjo mund të jetë vetëm se hamendje si rrjedhojë e pohimit të parë.Kryetari bën edhe gabimin e radhës, për ta larë veten moralisht e për t’i diskredituar kuvendarët, nxjerr në medie bisedat intime mes tyre.Me këtë gjest në të vërtetë ai e dëmtoi veten, sepse është e dënueshme të publikohen bisedat e tilla, kurse vjelja e tyre është e paligjshme, qoftë nëse angazhohen hakerët në thyerje të paswordave, qoftë nëse kërkohet ndihma e shtetit. Në të dyja rastet ky akt është vepër etikisht e shëmtuar dhe po ashtu vepër penale që cënon privatësinë. Psikologu për ta respektuar profesionin e tij është dashur të mos bie pre e emocioneve dhe inatit politik, ndërsa si politikan është dashur t’i shfrytëzoj ato biseda vetëm për konsum personal, duke u thënë oponentëve se ka në dorë gjëra tepër komprometuese për ta.

6.Kryesia kishte caktuar mbledhjen e shkarkimit në ora 13.00, kurse kryetari Vesel Memedi fton mbështetësit e tij të vijnë në ora 12.00. Politika e inateve nuk llogariste faktin se dy grupet rivale mund të rrihen e përgjaken, po nejse kjo s’kishte rëndësi, e rëndësishme para së gjithash ishte mbetja edhe më tej kryetar. Kryesia për t’iu shmangur konfrontimit nuk mblidhet në Gostivar, por në Tetovë.Megjithatë,vendimi për shkarkimin e kryetarit sillet në mungesë të mbi 30 anëtarëve të tjerë, të cilët nuk erdhën fare. Mosvajtja e tyre do të duhej të ishte alarm i mjeftueshëm për mosnxitim.Në statutin e partisë theksohet se kryetarin mund ta shkarkojë kongresi.Megjithatë Vesel Memedi nuk është zgjedhur nga kongresi, por nga kuvendi. Në aspektin juridik këtu janë disa lëshime procedurale: edhe në statut, edhe në zgjedhje të kryetarit, por edhe në shkarkimin e tij. Defekti kryesor është në statut që gjërat nuk janë cekur në formë më precize dhe rrjedhimisht kjo çarje juridike shpie në interpretime të ndryshme. Shkelja fillimisht është bërë në zgjedhjen e kryetarit, ose është dashur të ndryshohej statuti para zgjedhjes, duke u shtuar në formë precize pjesa: ‘se krahas kongresit edhe kuvendi mund të zgjedh dhe shkarkojë kryetarin’, ose të shkohej në kongres të jashtëzakonshëm. As njëra e as tjetra nuk janë bërë, kështu që konfuzioni dhe lëshimi procedural mund tësillet në rrethinvicioz e të kthehet në pikën zero.

  1. Kryesia gabon kur thotë se janë respektuar të gjitha rregullat në zgjedhjen e kryetarit të ri, ndërsa kryetari gabon kur flet si ia ka ënda, kur zgjedhjen e tij nga kuvendarët e quan me legjitimitet të plotë, kurse shkarkimin të paligjshëm, sepse logjikisht ai që të zgjedh ka të drejtë edhe tëtë shkarkojë. Mirëpo në mungesë të respektimit të rregullave strikte, tëdy palët janë në situatë paradoksale. Për akte të tilla madhore, nëse nuk mblidhet kongresi, atëherë të paktën pjesëmarrja e kuvendarëve do të duhej të ishte80%.Kjo nuk është rregull e pashkruar, por praktikë që zbatohet në shumicën e rasteve kur zgjidhet ose shkarkohet ndonjë kryetar.Mospjesëmarrja e mbi 30 kuvendarëve, dëshmon për mospasje të kuorumit për pjesëmarrje dhe kjo ka rëndësi të madhe, sepse mund t’i kesh numrat shumicë, por duhet ta kesh edhe kuorumin dhe kot ke numrat kur nuk ke kuorumin.Vetë mungesa aq e konsiderueshme e kuvendarëve, lë hapësirë për mundësinë e çarjes së partisë më dysh.

8.Vesel Memedi vazhdon të theksojë se është dhe mbetet kryetar; po ashtu edhe i zgjedhuri tjetërFadil Zendeli.Memedi ka thënë se postin do t’ia dorëzonte vetëm ish-kryetarit Rufi Osmanit, ani pse partia në demokraci s’ka të bëjë asgjë me monarkinë, sistemin ku mbreti lë trashëgim fronin e tij.Qëndrimi me qasje diametralisht kontradiktore i ‘dy’ kryetarëve dëshmonetjen e tyre të madhe për pushtet e bajraktarizëm, qëndrimin autokrat tëtyre, mungesën e kulturës demokratike, tolerancës, mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe pjekurisë politike.

  1. Qëndrim vetëlavdërues Vesel Memedi kishte shfaqur edhe më parë në medie, duke u paraqitur si Mehdiu shpëtimtar i RDK-së, duke theksuar publikisht se ish-kryetari e kishte lutur pas humbjes në zgjedhje që ta zhbëjë partinë, por se ai kishte këmbëngulur të vazhdohej dhe madjeia kishte ngritur edhe rejtingun partisë. Këtë edhe e besoj, ndonëse Vesel Memedi nuk është dashur ta thotë publikisht. Se nuk ishte ai i mëparshmi dhe se kishte pësuar ndryshime, ish-kryetari Rufi Osmani e dëshmoi ende pa u themeluar partia, kur një grupi simpatizantësh të tij që prisnin me padurim aktivizimin e tij në politikë u deklaroi: ‘Ne po fillojmë këtë punë, nëse kemi sukses mirë, nëse jo – shëndosh ju, se unë e kam punën time si profesor universitar’.Kjo deklaratë defetiste qysh në fillim, ishte një zhgënjim i madh për gjithë ata që Rufi Osmanin e mendonin si shpëtimtarin e shqiptarëve nga kthetrat e politikanëve keqbërës në Maqedoni.Po ashtu ai e tregoi edhe joseriozitetin e tij për t’u përballur me sfidat e politikës. Pamaturinë politike Rufiu e vazhdoi edhe me rastin e dorëheqjes së tij nga partia, sepse u deklarua se zgjedhjet ishin të manipuluara (çka doli 100% e vërtetë edhe nga përgjimet) dhe njëkohësisht dha dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë personale për shkak të humbjes së partisë në zgjedhje. Absurd mbi paradoks…! Nëse e pranon se zgjedhjet janë të manipuluara dhe ke fakte, duhet ta vazhdosh betejën deri në fund për të drejtën që të është nëpërkëmbur, e jo të japësh dorëheqje. Dorëheqja jepet kur je vetë fajtor dhe nuk e ke të vërtetën me vete, e jo për fajin e dikujt tjetër që të ka bërë padrejtësi. Pas bërjes publike të përgjimeve me ç’rast dëgjohej se si i kanë vjedhur votat RDK-së, se si janë bërë bashkëjo vetëm BDI e PDSH, por edhe VMRO e maqedonasit për ta hequr nga skena politike RDK, e udhës do të ishte të thirrej kongresi i partisë dhe të vendosej rizgjedhja e Rufiut në krye. Megjithatë Rufiu nuk e dëshiroi këtë, sepse e ‘kishte punën e tij si profesor universitar’, me fjalë tjera atij i interesonte fakti se e ka të zgjidhur çështjen e tij personale për çka ndiente satisfaksiondhe nuk çante kokën për gjendjen e shqiptarëve, e lëre më të atyre që i besonin atij dhe i kërkonin me çdo kusht që për shkak të autoritetit të vihej në ballë të proceseve. Me fjalë të tjera ai vazhdoi me mendjemadhësi t’i injorojë dashamirët e tij dhe për më keq duke mbajtur qëndrime të luhatura në parti, qëndrime këto që sollën katrahurën. Për fat të keq rrezikon të digjet një personalitet që në momente të caktuara historike tregoi mençuri, vendosmëri e trimëri të rrallë edhe në parlament, edhe në komunën e tij, por edhe në burg.
  2. Dhe në fund si të dilet nga qorrsokaku dhe në të vërtetë a ka dalje nga ky udhëkryq…?! Problemeve në shkencat shoqërore nuk mund t’u qasemi nga pikëpamjet historiciste, sepse askush s’mund të dijë të ardhmen se si mund të zhvillohen ngjarjet.Mirëpo një gjë dihet: RDK edhe pse parti e vogël e pa të bëma të mëdha, është ndarë në dysh. Dy fraksionet mund ta injorojnë njëra-tjetrën, por ato janë fakt, meqë kanë qindra ithtarë pas.Po ashtu problemi është aq i mprehtë sa nuk zgjidhjet me ‘ndërhyrjen kirurgjike’ gjyqësore, ngaqë gjykata maqedonase mund ta japë të drejtën juridike, por jo edhe atë morale. Për t’u shpëtuar partia nga thellimi i përçarjes, zgjidhja e vetmeështë thirrja e kongresit, vendimet e të cilit do të duhej të respektoheshin. Për hirë të biografisë dhe historisë së tij, ish-kryetari Rufi Osmani nuk duhet të qëndrojë i heshtur përballë kësaj zallamahie që ka pllakosur partinë e tij.I takon atijsë bashku me ‘dy’ kryetarët të inicojnë thirrjen e kongresit të partisë.Rufiu këtu duhet ta ushtrojë autoritetin e tij e të luajë rolin unifikues e neutral dhe të gjejë një zgjidhje të kënaqshme për tëdy palët e konfrontuara. Fakti se ai ka qenë themelues, e obligon moralisht atë. Njerëzit e mëdhenj, dinë të dalin superior në situata tejet delikate, duke u shquar me vizionin dhe vendosmërinë e tyre. Nëse Rufiu nuk e bën këtë, ai do ta minimizojë të kaluarën e tij dhe krahas të bëmave të mëdha patriotike, do të mbahet mend edhe si themelues dhe shkatërrues i një subjekti politik. E nëse shkohet kështu me thellimin e përçarjes, më e logjikshme do të ishte që tëdy grupet të shkriheshin në ato mollë sherresh për të cilat u çanë.Më mirë ashtu se sa të ngarkohet skena politike me dy RDK-ja difuze e konfuze. Ndryshe, çirrjet e ‘dy’ kryetarëve ose fraksioneve të ndarabrenda RDK-së për bashkimin e opozitës shqiptare, do të tingëllonin qesharake. Si mund të ftojë në bashkimin e të tjerëve ai që vetë është bërë pikë e pesë?! Krej në fund, nëse dy fraksionet vazhdojnë me këtë avaz, që të dyja bëhen shërbëtore të binomit BDI-PDSH, ndërsa popullit të deprimuar nga politika mafioze, kriminale e korruptive, gjatë votimit do t’ia japin një arsyetim bajat: ‘krejt janë njëlloj; kur këta pa ardhur në pushtet bëjnë këso marifetllëqesh, atëherë çfarë do të bëjnë kurtë vijnë në pushtet…?!’.

©fol.mk