Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska për të dytën herë nuk mori mbështetjen e këshilltarëve të Qytetit të Shkupit për furnizimin e transportit publik me eko autobusë. Sipas Arsovskës, kjo nismë ka për qëllim përmirësimin e kushteve në transport. Ajo kujtoi këshilltarët që të mbështesin atë që kanë premtuar para qytetarëve gjatë fushatës parazgjedhore dhe mos të udhëhiqen nga interesat e ngushta partiake dhe personale. Disa nga këshilltarët thanë se nuk kanë informacione të plota për atë se në cilat linja dhe pjesë të qytetit planifikohet të qarkullojnë këto autobusë.

“Çfarë vendimi marrim sot kur 1/3 e mandatit të kryetares ka mbaruar. Nëse e miratojmë këtë vendim, deri në përfundimin e mandatit autobusët nuk do të furnizohen, këtë e dimë që është ashtu. Sipas cili orar të vozitjes, sipas cilit koncept për transport publike do të lëviz trafiku. Po, autobus ekologjik janë të nevojshëm por para së gjithash duhet transport publik I shpejt dhe efikas që t’i ndryshojmë shprehitë e qytetarëve”, deklaroi Lubica Jançeva, LSDM.

“Kjo është diçka që duhet të bëhet në vazhdimësi me qëllim që rrugëve mos të kemi autobus që nuk janë të sigurt dhe me standard të vjetra ekologjike, të mos jenë më në përdorim. Të përpiqemi që në shumë sfera të ndihmojmë dhe mos të kemi shkallë të lartë të ndotjes në muajt e dimrit. Qytetarët do të reagojnë ndaj nesh sepse nuk u ndërmorën masat e duhura”, tha Danella Arsovska, kryetare e Shkupit. /Melihate Rustemi