Në Maqedoni kishte rreth 4-5 sisteme përgjimi, ka pohuar avokati Elenko Milanov, pjesë e mbrojtjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe i disa zyrtarëve të lartë nga qeveria e mëparshme. Milanov në emisionin e fundit “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 ka debatuar me kolegun e tij Zvonko Davidoviq, përcjell Fol.

Të dy, Milanov edhe Davidoviq pajtohen se për shkak të gjyqësorit të keq, më së shumti vuan qytetari i thjeshtë. Sipas tyre AKMIS, sistemi elektronik për ndarjen e çështjeve gjyqësore, gishtat kanë futur edhe nivele të larta gjyqësore, në mënyrë që lëndët të manipulohen.

Kur është fjala për Ligjin për PSP-në, si Milanov por edhe Davidoviq vlerësojnë se disa ndryshime duhet të bëhen për të specifikuar disa pasaktësi, përcjell Fol.

Milanov mendon se materialet nga të ashtuquajturat ‘bomba’ nuk mund të jenë dëshmi, sepse janë nga bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa Davidoviq mbështet tezën se treguesit e atij materiali mund të jenë dëshmi për shkak se PSP i ka marrë ato në mënyrë të ligjshme. /Fol/