Shkruan: Arben Rugova (gazetar-analist politik nga Kosova)

Përse duhet votuar Blerimi?
Unë jam kundër që politikanët tanë (në Kosovë e Shqipëri ) të deklarohen (publikisht) për zgjedhjet e nesërme në Maqedonine Veriore. Por, unë , si qytetar i lirë , shqiptar i Kosovës , gjykoj që shqiptaret atje duhet ta votojnë Blerim Rekën për President të Maqedonisë Veriore. Këtë e them për tri arsye:

e para, partitë e mëdha shqiptare atje kanë bërë pazare për pushtet, për interesa të ngushta, ashtu siç kanë bërë prej 20 vjetësh ;

e dyta, maqedonasit nuk kanë avancuar politikisht aq shumë (nuk janë as afër ) sa shqiptarët e Maqedonise Veriore t’ua japin besimin; dhe

e treta, Reka është larg kandidatë më i mirë sesa kundërkandidatët e tij për të qenë në krye të një shteti shumetnik sikurse është Maqedonia Veriore.