A e keni menduar ndonjëherë përse personazhet e famshme të Mickey Mouse veshin dorashka të bardha?

Nëse po, Bright Side i jep fund kësaj enigme.

Mickey Mouse është personazhi i parë Disney që ka veshur dorashka të bardha. Personazhi i parë Mickey i quajtur Plane Crazy në vitin 1928, në fakt i kishte duart e zeza.
Vetëm në vitin 1929 në Shtëpinë Opry, ai përdori këtë aksesorë të famshëm për 3 arsye kryesore.

-Për të kursyer kohë
Të vizatoje personazhet në çdo episod kërkonte shumë kohë. Kështu, për të shpejtuar procesin, animatorët nisën t’i pikturonin personazhet pa shumë detaje: Koka dhe sy të mëdhaja e gjymtyrë të holla me 4 gishtërinj.

-Kontrasti

Për shkak të filmave bardh e zi, ishte e vështirë të dalloje duart e zeza të personazheve kundrejt trupit të zi. Dorashkat e bardha shërbyen për të theksuar duart e personazheve dhe gjestet e tyre.

-Humanizmi
Në biografinë e tij, Walt Disney shkruan: Në nuk donim që Mickey Mouse të kishte duar miu, pasi ai është menduar të jetë si njeri. Prandaj i vendosëm dorashka.
Kjo zgjedhje ishte aq e suksesshme, aq sa më vonë u kopjua edhe nga rivalët e Disney.